“ORION” shpk (referuar më poshtë si ORION ose Ne) i ofron vizitorëve të tij avantazhet e shumta të teknologjisë në Internet si dhe një eksperiencë interaktive dhe të personalizuar.
ORION është I angazhuar të respektojë privatësinë tuaj në Internet dhe të njohë nevojën tuaj për mbrojtje dhe menaxhim të duhur të çdo informacioni të identifikueshëm personalisht që ndani me ne.
Kjo politikë përshkruan detyrimet tona të vazhdueshme për ju në lidhje me mënyrën se si e menaxhojmë informacionin tuaj personal.
ORION është i përkushtuar të zbatojë të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të të dhënave personale, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, si dhe aktet e tjera nënligjore në plotësim duke e unifikuar atë nëpërmjet standardeve ndërkombëtare sipas Rregullores Europiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (General Data Protection Regulation) GDPR e cila ka hyrë në fuqi në 25 Maj 2018.
Qëllimi i të gjithë kuadrit ligjor dhe rregullave ne lidhje me sigurinë është mbrojtja e të dhënave të brendshme dhe e të dhënave të klientit si dhe inkurajimi i shoqërive tregtare për të zbatuar procedura të forta sigurie, të cilat do të zvogëlojnë rrezikun e shkeljeve të të dhënave duke imponuar dënime për çdo shoqëri që nuk mbron mjaftueshëm të dhënat që ajo mban. Në këtë mënyrë krijohet besimi dhe ndërtohen marrëdhënie te forta bashkëpunimi. Ne krenohemi në dhënien e rezultateve më të mira të mundshme me menaxhim të qetë përgjatë rrugës.
ÇFARË ËSHTË INFORMACIONI PERSONAL DHE PSE E RUAJMË ATË?
Informacioni Personal është informacion ose një opinion që identifikon një individ.
Duke vizituar faqen tonë zyrtare mund t'ju kërkohet që të jepni informacione të caktuara me të cilat mund të identifikoheni kur përdorni këtë faqe internet. Të jeni të sigurt se ky informacion do të përdoret vetëm në përputhje me këtë politikë të privatësisë.
Ne mund të mbledhim informacionin e mëposhtëm:
- emri dhe titulli i vendit të punës
- informacionet e kontaktit duke përfshirë adresën e postës elektronike
- informacione demografike të tilla si kodin postar, preferencat/ interesimet
- informacione të tjera të rëndësishme për sondazhet dhe / ose ofertat e klientëve
Përpos të dhënave personale me rëndësi tejet të madhe për t’u mbrojtur janë të gjitha të dhënat e mbajtura në të gjithë industrinë tonë, dukë filluar nga projektet në pronësinë intelektuale deri tek të dhënat bazë të klientëve.
NE E MBËSHTESIM POLITIKËN TONË TË PRIVATËSISË NË KËTO PARIME:
1. Respekti: Ne vlerësojmë privatësinë për shkak të vlerës së saj ndaj njerëzve. Bëhet fjalë për më shumë se përputhshmëria ligjore - ka të bëjë me ndërtimin e një kulture që respekton privatësinë dhe justifikon besimin e vendosur tek ne.
2. Zgjedhja: Ne u japim njerëzve aftësinë për të bërë zgjedhje të thjeshta dhe kuptimplotë për privatësinë e tyre.
3. Ligjet dhe standardet: Ne i bindemi ligjeve të privatësisë dhe do të punojmë për standarde më të mira dhe më inteligjente të privatësisë.
4. Përgjegjshmëria: Jemi përgjegjës për të jetuar me këto parime në të gjithë familjen tonë të korporatës, duke përfshirë këtu bashkëpunimin me partnerët tanë.
ÇFARË BËJMË ME INFORMACIONIN QË RUAJMË?
Ne kërkojmë që nëpërmjet këtij informacioni të kuptojmë nevojat tuaja dhe t'ju ofrojmë një shërbim më të mirë, dhe në veçanti për arsyet e mëposhtme:
- Ne mund të përdorim informacionin për të përmirësuar shërbimet tona.
- Mund të dërgojmë periodikisht email-et promovuese për produkte të reja, oferta speciale ose informacione të tjera të cilat ne mendojmë se mund të interesoheni duke përdorur adresën e emailit që keni dhënë.
- Herë pas here, mund të përdorim edhe informacionet tuaja për t'ju kontakuar për qëllime të hulumtimit të tregut. Ne mund t'ju kontaktojmë në email, telefon, faks ose postë. Ne mund ta përdorim informacionin për të përshtatur faqen e internetit sipas interesave tuaja.
Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për qëllimin parësor të ofrimit të shërbimeve tona, duke u ofruar klientëve tanë informacion dhe marketing. Ne gjithashtu mund të përdorim të dhënat tuaja personale për qëllime dytësore të lidhura ngushtë me qëllimin parësor.
Mënyra se si trajtojmë privatësinë dhe sigurinë është një pjesë jetike e përgjegjësisë sonë ndaj klientëve
tanë dhe thelbësore për suksesin e biznesit tonë.
Klientët tanë na besojnë me informacionin e tyre personal dhe privatësinë e tyre. Programet tona të privatësisë dhe të sigurisë rregullojnë mënyrën se si ruajmë, përdorim dhe menaxhojmë informacionin e klientëve - nga sigurimi i konfidencialitetit të komunikimeve personale deri tek respektimi i preferencave të tyre, për të mbrojtur dhe siguruar informacionin e tyre.
Të dhënat personale gjithashtu kanë potencial të madh për të krijuar vlerë ekonomike dhe sociale, si për individët në fjalë ashtu edhe për bizneset që u shërbejnë atyre. Për të siguruar që kjo mundësi të ekzekutohet mirë, ne po përdorim teknologjinë për ta bërë më të lehtë dhe më intuitive që klientët të marrin kontrollin se si përdoren të dhënat e tyre.
Të dhënat personale që ORION mbledh nga klientët e saj, përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme.
Të dhënat personale përpunohen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë mbledhur nga ORION.
Përveç kësaj, ne mund të përdorim informacionin që mbledhim për të reklamuar shërbimet tona për ju ose për të sugjeruar karakteristika të tjera të shërbimeve tona që mund të jenë mjaft të vlefshme për ju.
Ne mund t'ju dërgojmë përmbajtje informative dhe promovuese në përputhje me preferencat tuaja të marketingut. Ju mund të ndaloni marrjen e emaileve tona promocionale duke ndjekur udhëzimet e përjashtimit të përfshira në çdo email.
Ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj ndaj Nesh duke përdorur të dhënat tuaja personale në çdo
kohë dhe të kërkoni që ta fshini atë.
RUAJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
Ne ruajmë të dhënat vetëm për aq kohë sa është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së
tyre. Këto mund të përfshijnë periudha mbajtëse:
- të mandatuara me ligj, kontratë ose detyrime të ngjashme të zbatueshme për veprimtarinë tonë të biznesit;
- për ruajtjen, zgjidhjen, mbrojtjen ose zbatimin e të drejtave tona ligjore / kontraktuale; ose
- e nevojshme për të mbajtur të dhëna adekuate dhe të sakta të biznesit dhe të të dhënave financiare.
Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.
Në disa raste, disa prej të dhënave që parimisht nuk ruhen nga ORION, mund të ruhen për shkak të rrethanave të veçanta si p.sh. hetim gjyqësor.
ORION ndërmerr hapa të arsyeshëm për të siguruar që të dhënat tuaja personale të jenë të sakta, të plota dhe të azhornuara. Është e rëndësishme që të na këshilloni në rastin më të parë të çdo ndryshimi në të dhënat tuaja personale në mënyrë që të dhënat tona të përditësohen.
PALËT E TRETA
Ne nuk do të shesim, shpërndajmë ose japim me qira të dhënat tuaja personale palëve të treta pa pëlqimin tuaj ose nëse nuk kërkohet nga ligji për ta bërë këtë.
PYETJE DHE VËREJTJE: NA KONTAKTONI
Me anë të shpjegimit të mësipërm, ORION shpreson t’ju ketë informuar saktësisht dhe në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë suaj. Qëllimi ynë është të qënit gjithmonë aktiv dhe të përgjegjshëm në lidhje me shqetësimet e mundshme rreth mbrojtjes së të dhënave tuaja personale. Nëse besoni se çdo informacion që po mbajmë për ju është i pasaktë ose jo i plotë, ju lutem na kontaktoni ose na dërgoni një email sa më shpejt që të jetë e mundur, në adresën e mësipërme. Ne do të korrigjojmë menjëherë çdo informacion që rezulton i pasaktë.
Nëse keni pyetje, ankesa/kërkesa, ose vërejtje rreth këtyre çështjeve, mos hezitoni të na kontaktoni në adresën e mëposhtme:
ORION sh.p.k
Rruga e Kosovareve, Pallati ORION 2, Kati 1.
info@orion.al
TË TJERA
Kjo politikë e privatësisë duhet kuptuar në përputhshmëri me Kushtet e Përgjithshme të këtij website.
ORION rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në respektim të çdo ndryshimi të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.