Projektet tona supervizohen në çdo hap nga partnerët italianë të cilët prej vitesh kryesojnë klasifikimet e ndërtuesve më të mirë në Toskanë. Ndërtimi sipas standardeve europiane dëshmon se kompania jonë ka zgjedhur rrugën më të mirë për t’u ofruar klientëve tanë rezidenca banimi dhe qendra biznesi bashkëkohore.
Emilio Faroldi - Milano, Itali
Arktekti i mirënjohur, fitues i konkursit për stadiumin e ri të AC Milan që zëvendësoi San Siro në 2018.
Alessandro Massera - Parma, Itali
Themelues i GazzaMassera Architetti, Massera ka një eksperiencë të gjatë në projektime veprash urbane dhe peizazhi, rezidencash private dhe vepra kulturore.
Patrizia Pozzi - Milano, Itali
Arkitekte peizazhi, e specializuar për zhvillimin e projekteve të peisazheve bashkëkohore duke ndërthurur format transversiale dhe ndërdisiplinore.
Alessandro Trivelli - Milano, Itali
Studio SdARCH Trivelli & Associati ka një portofol projektesh civile dhe publike mjaft të pasur, të pranishëm në Europë, Azi, Afrikë dhe SHBA të cilët kanë qenë fitues të shumë çmimeve ndërkombëtare.
Guido Bondielli - Massa Carrara, Itali
Projektet e tij përfshijnë dizajn arkitekturor dhe koordinim teknik në sektorin e fasadave me sistem të avancuar. Portofoli i tij përbëhet nga projekte komplekse në Itali, Danimarkë, Rusi dhe Kinë.
Davide Macullo - Lugano, Zvicër
Davide Macullo është një ndër arkitektët e mirënjohur ndërkombëtarë me studio projektimi me bazë në Lugano, Zvicër.