Katër vlerat e kompanisë sonë, Integriteti, Puna në grup, Cilësia dhe Respekti, janë thelbësore për të udhëhequr dhe motivuar punonjësit tanë. Ne operojmë në tregje gjithnjë e më të ndryshme, kështu që këto vlera ofrojnë përfitime ndaj biznesit dhe ndihmojnë në mbështetjen e sfidave të zhvillimit të së ardhmes.
Integritet
Gjithmonë bëjmë çfarë është e drejtë.
Jemi të drejtë dhe të hapur me të gjithë.
Nuk ecim pas së gabuarës dhe të pasigurtës.
Mbajmë gjithmonë premtimet tona.
Mbështesim çdo njeri që bën gjënë e duhur.
Puna në grup
Dëgjojmë njëri-tjetrin dhe ndajmë njohuritë tona.
Jetojmë me pasion eksperiencën tonë.
Punojmë në një marrëdhënie të shkëlqyer kreative.
Veprojmë si të ishim pjesë e një pikture të madhe.
Cilësia
Luftojmë çdo ditë që të përmirësojmë dhe të tejkalojmë pritshmëritë.
Përkushtohemi maksimalisht për të ofruar një produkt me cilësi absolute.
Nuk tolerojmë performancën e dobët te vetja apo te të tjerët.
Nuk bëjmë kompromis për sigurinë dhe cilësinë.
Kërkojmë vazhdimisht zgjidhje të reja dhe kreative.
Respekt
Kujdesemi për mënyrën se si çdo veprim i yni ndikon te të tjerët ashtu si dhe te komuniteti.
I trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë dhe përqafojmë ndryshimin.
Inkurajojmë të gjithë për të arritur potencialin e tyre maksimal.
Vlerësojmë talentin dhe aftësitë e të tjerëve dhe i ndihmojmë ata të rriten më tej.