-
Projekti
Mirë se vini në River Residence!
River Residence përcjell erën e re të jetesës urbane në kryeqytet. Si një qendër dinamike multifunksionale, projekti u shërben jo vetëm banorëve të rezidencës, por edhe komunitetit më të gjerë përreth.
Kjo përzierje e njësive rezidenciale dhe komerciale e bën River Residence destinacionin e përsosur për biznesin tuaj.
Pse River Residence është një projekt simbol për zonën?
• ndodhet në një zonë urbane me potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi
• pozicioni strategjik ofron avantazhe konkurruese dhe kthim të vlerës së investimit
• i përshtatshëm për sipërmarrje dhe shërbime të ndryshme biznesi• akses i menjëhershëm në bulevard dhe në oborrin e brendshëm të rezidencës
• infrastrukturë e plotë rrugore, e ndriçuar me kujdes për siguri të shtuar
• mundësi parkimi të disponueshme në dy kate nëntokë
Zbuloni potencialin e kësaj qendre shumëfunksionale, ku mundësitë janë të shumta.
-
Koncepti
Koncepti i River Residence është ai i një qendre multifunksionale që ofron ndërthurje të përsosur midis hapësirave rezidenciale, atyre të shërbimit dhe mjediseve rekreative.
Ky integrim harmonik i shton vlerë River Residence, duke krijuar një mjedis me kushte optimale për çdo individ dhe biznes.
Arkitektura e projektit, me në qendër harqet e mëdha, shkon përtej thjesht estetikës, por gjithashtu e shndërron River Residence në një simbol për zonën dhe qytetin.
Pavarësisht nëse kërkoni një apartament ose hapësirë për të rritur biznesin tuaj, vizioni ynë në River Residence përfshin një gamë të larmishme opsionesh.
Mirë se vini në një vend ku ndërthuret estetika dhe funksionaliteti për të sjellë një koncept që kapërcen kufijtë dhe vendos të tjera standarde të jetës urbane.
-
Vendndodhja
I pozicionuar në mënyrë strategjike pranë Bulevardit Migjeni dhe Zhan D’Ark, River Residence ndodhet në një vendodhje të spikatur në një nga qendrat e reja urbane të kryeqytetit.
I ndodhur midis ish Fushës së Aviacionit dhe Unazës së Madhe dhe i arritshëm në këmbë nga zona e 21 Dhjetorit, River Residence ofron aksesin dhe komoditetin që keni kërkuar.
Vendndodhja strategjike paraqet potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi, duke krijuar një mjedis dinamik që garanton suksesin e biznesit tuaj.
River Residence është porta drejt një komuniteti të zhvilluar, një destinacion që hap rrugën drejt suksesit.
-
Njësi biznesi
Të nisni një biznes të ri ose të zgjeroni atë aktual në kryeqytet mund të jetë një sfidë e madhe. Megjithatë, në River Residence, ne ofrojmë zgjidhje gjithëpërfshirëse për të adresuar çdo aspekt të nevojave të biznesit tuaj.
Nga një mjedis i jashtëzakonshëm deri te ekspozimi maksimal, ndriçimi natyror, arkitektura moderne dhe infrastruktura, ne kemi krijuar një mjedis që nxit rritjen dhe suksesin.
Kjo zonë me zhvillim të shpejtë paraqet mundësi të pafundme dhe River Residence është gati të bëhet simboli i progresit për të gjithë komunitetin.
• Akses i menjëhershëm në bulevard dhe në oborrin e brendshëm të rezidencës.
• 2 kate shërbime të pozicionuara në nivelin 0 dhe +1 të rezidencës.
• Ambiente të pajisura me vetratë të vazhduar dhe lartësi deri ne 5.2 metra.
• Infrastrukturë e plotë rrugore me ndriçim dhe zona të gjelbra.
• Mundësi parkimi në 2 kate nëntokë.Falë River Residence, ju siguroni vendin tuaj në një komunitet biznesi ku suksesi nuk është thjesht një mundësi, por një premtim.
-
Apartamente
River Residence ofron mundësinë për një përvojë vërtet të jashtëzakonshme jetese me apartamentet e projektuara për të ndërthurur komoditetin dhe funksionalitetin. Çdo detaj është konsideruar me kujdes për të siguruar një nivel të pashembullt të cilësisë dhe kënaqësisë.
Apartamentet në River Residence ofrojnë një mori karakteristikash, duke përfshirë:
• Apartamente që marrin diell nga të paktën 2 anë.
• Ndriçim dhe diellëzim optimal për të gjithë hapësirat.
• Kuzhinë e zonuar dhe me ajrosje natyrale.
• Dhomë matrimoniale me garderobë dhe tualet të dedikuar.
• Tualete me dritë natyraleNë River Residence, çdo hapësirë është projektuar me kujdes për t’ju përmirësuar jetesën. Një strehë që plotëson çdo nevojë tuajën.
-
Teknologjia
Në River Residence, ne kemi shfrytëzuar fuqinë e teknologjisë së përparuar për të siguruar që banorët tanë të gëzojnë një përvojë jetese të qetë dhe efikase.
Në projekt janë aplikuar sistemet më të avancuara që respektojnë parametrat më të mirë teknikë, për të ofruar shtëpi komode, me hapësira dhe kosto minimale mirëmbajtjeje.
• Siguri dhe qëndrueshmëri: River Residece ka prioritet sigurinë tuaj, duke shfrytëzuar sistemet më të avancuara që u përmbahen standardeve më të larta të sigurisë.
• Termo-izolim i plotë: Masat tona aplikuar termo-izolimin krijojnë një hapësirë termike efikase, duke minimizuar konsumin e energjisë dhe duke minimizuar kostot e faturave të energjisë elektrike.
• Zë-izolim i plotë: Shijoni një strehë të qetë brenda qytetit të zhurmshëm. Teknologjia e përdorur ju mbron nga zhurma e padëshiruar, duke ju lejuar të shijoni qetësinë dhe privatësinë brenda shtëpisë suaj.
• Kosto minimale përdorimi e mirëmbajtjeje: Duke zbatuar teknologjinë më të fundit dhe materiale me cilësi të lartë, ne kemi minimizuar kërkesat e mirëmbajtjes.
Në River Residence, teknologjia “punon” pa u lodhur për të përmirësuar përvojën tuaj të jetesës.
-
-
Rezervo një takim